Dita e Dëshmorëve/ Komunistët parulla për Enver Hoxhën

Aktualitet

deshmoreSot shënohet Dita e Dëshmorëve të Atdheut dhe ashtu si cdo vit tjetër politika zhvilloi homazhe në nderim të atyre që dhanë jetën për çlirimin e atdheut. Në ceremoninë zyrtare pranë Varrezave të Dëshmorëve të Kombit, zyrtarë të politikës vendosën kurora me lule në nderim të të rënëve në luftën anti-fashiste.

Si cdo vit tjetër edhe këtë vit politika ka qënë e ndarë në zhvillimin e homazheve pranë varrezave të Dëshmorëve të Kombit. Në fillim kanë qënë kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe kryeministri Rama të cilët janë përulur para monumentit “Nënë Shqipëri’’ dhe më pas kanë zhvilluar homazhe edhe të djathtët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë ceremonisë e pranishme ka qënë edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli e cila së bashku me kryeparlamentarin Meta dhe kryeministrin Rama vendosën kurora me lule në monumentin “Nëna Shqipëri”, ku u ekzekutua edhe himni kombëtar.

Gjithashtu në këtë ditë sërish nuk munguan parrula në kujtim të diktatorit Enver Hoxha.

Në ditën që përkujtohen Dëshmorët e Atdheut, anëtarë të Partisë Komuniste në duar mbanin parulla në të cilat shkruhej ‘’Lavdi Enver Hoxhës’’. Ndërkohë, anëtarët të Partisë Komuniste nuk janë lejuar të futen në Varrezat e Kombit. Ata gjithashtu mbanin me vete fotografi të Enver Hoxhës dhe pankarta, të cilat garda i ka kërkuar t’i linin jashtë dhe më pas të futeshin në ambientet e varrezës për të kryer nderimet.

ME TE LEXUARAT