Mbi 500 tifozë të ndaluar pas derbit, ndodh në Gjermani

Sport

derbiiiDerbi mes SV Darmstadt dhe Eintracht Frankfurt nuk shkoi si duhet, pasi tifozëritë e të dy ekipeve u përfshinë në trazira të shumta, që në fund u mbyllën me shoqërimin në polici të të paktën 530 tifozë.

Ultrasit e dy ekipeve arritën të përplasen mes tyre pas ndeshjes. Edhe gjatë takimit situata në stadium ka qenë mjaft e tensionuar. Policia e Hessen me anë të një deklarate tha se tifozët shkaktuan trazira, duke hedhur fishekzjarre gjatë ndeshjes, fyerje, si dhe dëmtime të stadiumit. Të paktën 4 policë mbetën të plagosur edhe pse me plagë të lehta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fund policia arrestoi 530 tifozë, por në deklaratën e saj tha se kjo ishte minimumi që mund të bënin, pasi numri duhet të kishte qenë më i madh.

Ndeshja mes dy ekipeve ishte me një interes të madh, duke para pozicionet që Darmstadt dhe Eintracht Frankfurt kanë në klasifikim. Eintracht arriti të fitojë 1-2, duke shtuar shpresat për qëndrim mes më të mirëve sezonin e ardhshëm në Gjermani.

ME TE LEXUARAT