Gjykata jep natën vendimin për 9 xhihadistët: Dënohen me 126 vjet burg

Aktualitet

xhihadistetMbrëmjen e sotme Gjykatën e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për 9 personat e akuzuar për terrorizëm. Ata jane denuar ne total me 126 vjet heqje lirie.

Gjykata vendosi 14 vjet burg për Genci Ballën, 17 vjet burg për Gerti Pasha, 12 vjet për Fadil Muslimani, 18 vite burg për Bujar Hysa

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zeqir Ymeri u dënua me 16 vjet burg, ndërsa Edmond Balla 13 vjet burg.

Për Astrit Tola gjykata vendosi 17 vjet burg, për Verdi Mora 13 vjet burg, ndërsa vendimi për Orjon Reçi është13 vjet burg.

Avokatët e këtyre personave këmbëngulën për pafajsinë e klientëve të tyre.

Madje i pandehuri Zeqir Imeri i ka kërkuar avokates së tij të vendosur nga shteti që të mos lexojë asgjë në emër të tij, pasi nuk e njeh këtë lloj mbrojtje.

ME TE LEXUARAT