Debatoi me babain për telefonin, vajza 15-vjecare i jep fund jetës në Elbasan

Aktualitet

ilaceNë kushte të rënda depresive, një vajzë 15 vjeçare i dha fund jetës sot në lagjen “5 Maji” në Elbasan duke konsumuar një sasi të konsiderueshme fostoksine.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së martës, në banesën e saj dhe mësohet se shkak i vetëhelmimit të ka qenë një debat mes adoleshentes dhe babait të saj, i cili e ka gjetur atë duke biseduar në telefon.

Sipas disa të afërmve të vajzës, babai i ka bërtitur duke i thënë se me kë fliste në telefon, por duket se kjo e ka prekur aq shumë vajzën, sa ajo mori më pas katin e tmerrshëm të vetëflijimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Familjarët e kanë dërguar menjëherë në spital, por me gjithë ndihmën e dhënë nga mjekët, ajo nuk ka mundur të shpëtojë.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes, dhe pasi ka marrë në pyetje familjarët ka arritur në përfundimin se shkak i vetëvrasjes së të miturës me iniciale XH. P, ka qenë një depresion i çastit.

ME TE LEXUARAT