"Manushaqe, kokëqepë"! Ja fjalori i deputetëve shqiptarë në Kuvend

Politikë

opozita-rretho-kuvendinPas denoncimit publik që deputeti Ben Blushi bëri në Parla­ ment për kërcënimin që kishte marrë me SMS nga kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi, seanca plenare u shoqërua me replika të forta nga vendi.

Blushi i është drejtuar disa herë Kryeministrit Rama, duke e quajtur frikacak, që duhet të fliste për ngjarjen me Elvis Roshin. Por debati u zhvillua më shumë me deputetin Taulant Balla, i cili e ka quajtur Blushin si palë me Berishën dhe Bashën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

DEBATI PA MIKROFON NË SEANCË

Edi Paloka: Ishte deklaratë e rëndë kjo që tha Blushi, duhet të flasë Kryeministri. Edi Rama: Unë do të flas kur të vijë origjinali, jo me ju.

Ben Blushi: Po çohu, çohu, o frikacak.

Ilir Meta: Ju lutem, me qetësi.

Ben Blushi: Po ti je frikacak, ore.. Je shoku i Elvisit. Dil dhe mbroje Elvisin…

Ilir Meta: Ju lutem, mos krijoni tension artificial.

Ben Blushi: Çohu, o frikacak… O frikacak, s’je burrë.

Jozefina Topalli: Kjo është një ngjarje shumë e rëndë… Duhet të jepni përgjigje.

Taulant Balla: O Manushaqe ulu, Manushaqe…

Jozefina Topalli: Ju nuk mund të bëni sikur nuk ka ndodhur asgjë. Vulgu në Parlament, vulgu në administratë, drogë dhe vrasje.

Ben Blushi: O Jozefinë, mbrohem vetë unë…

Edi Rama: Vetëm me atë origjinalin bëj debat unë, jo me ju, ju jeni kopje.

Ben Blushi: O Edo, o frikacak. S’je burrë. Çohu, mbroje Elvisin. O shoku i Gjushit dhe i Elvisit.

Taulant Balla: Ke qenë dhe ti shoku i Elvisit.

Ben Blushi: Asnjëherë. As i joti, e as i Elvisit…

DEBATI PA MIKROFON NË PUSHIM TË SEANCËS

Taulant Balla: Jeni bërë tre bashkë, Basha, Berisha, Blushi.

Ben Blushi: Po ik ore, kokëqepë!

Taulant Balla: Po ik ore, se le nam, s’të vjen turp! Ke ardhur këtu me listën e partisë, shko votohu në popull dhe shih sa vota merr.

Ben Blushi: Po pse more, çfarë partie, parti banditësh e halabakësh…? Shko pra mbroji…

Taulant Balla: Kur u bë parti halabakësh kjo, mor…

Ben Blushi: U bë se mbron Elvis Roshin.

Taulant Balla: U bë pse s’u bëre ti ministër! Se po të ishe bërë ti ministër, do ta shihje sa e mirë do të ishte partia.

Ben Blushi: Hajde, dil dhe fol aty dhe mbroje…

Taulant Balla: Do flas, do flas… Por partinë, partinë duhet ta duash përherë, jo ta shash se nuk u bërë ti ministër…

Ben Blushi: Po more, shoku i Elvisit… Se ke shok Elvisin…

Taulant Balla­-Sali Berishës: Po, o shoku i Blushit, ktheji përgjigje.

Sali Berisha i drejtohet Edi Ramës: Bëhu burrë, dil vetë dhe fol.

Edi Rama: Unë flas me ty, me origjinalin, nuk flas me kopje.

Sali Berisha: Dil fol vetë, jo me çakej… Dil këtu, të tregoj unë…

Edi Rama: Këta janë të gjithë kopje…

Taulant Balla: O Sali, o Sali, edhe ti, edhe Blushi njëlloj jeni.

Taulant Balla: Pse nuk shkon në Prokurori?

Ben Blushi: A pse të bëhem qesharak?

Taulant Balla: A pse nuk shkohet në Prokurori… Po ik ore.

Ben Blushi: Nuk shkoj në Prokurori për këta se janë për t’u tallur. Ti, ky edhe ai tjetri atje… Ju duheni tallur, jeni fundërrina të këtij vendi. Jeni qesharakë të gjithë… Shko në Prokurori thotë. Kë të marr seriozisht unë, ty, Elvis Roshin…? Se në Prokurori shkohet kur merresh seriozisht. Ky është një palaço, të shkoj unë në Prokurori për këtë… Do paguajnë njerëzit taksa për të hetuar Elvis Roshin se më ka çuar mua mesazh? A jeni mirë, apo s’jeni? Këta duhen tallur, duhen përçmuar. Siç përçmohet ai që na rri aty në ballë (Edi Rama). i përçmueshëm, s’ka b… të mbrohet…

/panorama/

ME TE LEXUARAT