Cikalleshi: Shpresoj t'i bëj shqiptarët të qajnë nga gëzimi

Sport

cikalleshi16Në Francë kombëtarja shqiptare shkon me objektivin kryesor për të bërë krenar një komb të tërë dhe sigurisht për të qenë surpriza e Evropianit.

Për të realizuar diçka të tillë Gianni de Biasit i nevojiten golat e sulmuesve që gjatë eliminatoreve kanë qenë me pikatore. Sokol Cikalleshi konsiderohet si njeriu i shtyllave, pasi në

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

shumë sfida goli nuk ka ardhur për çështje centimetrash. Megjithatë sezoni i bomberit kavajas u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme, një gol në sekondat e fundit që bëri të qajë tifozerinë rivale. 26-vjecari i ngacmuar në konferencën për shtyp shpreson që shqiptarëve ti dhurojë lot gëzimi duke nisur që nga sfida hapëse.

“Do të jetë një kënaqësi nëse do të ndodhë që ti bëj shqiptarët të qajnë nga gëzimi. Shpresoj që ndeshjen me Zvicrën ta fillonim me këmbën e mbarë”.

Në një turne të tillë ku janë vetëm 3 ndeshje për tu luajtur në fazën e grupeve, ekzistojnë edhe llogaritë për të evidentuar kudnërshtarin më të lehtë i cili duhet sulmuar. Sulmuesi i Instambul Basaksehir tregon se filozofia e skuadrës mbetet e njëjtë, sfida e radhës cilësohet si më e rëndësishmja.

“Ne i marim ndeshjet një e nga një dhe do të jetë Zvicra sfida më e lehtë, pasi një fitore do të jetë ogur i mirë për kalimin e grupit. Jam krenar që jam pjesë e këtij brezi që realizuam ëndrrën e shqiptarëve. Nuk ngel gjë tjetër vetëm të shohim përpara dhe të shpresojmë nga kalimi i grupit”.

Në seancat e para stërvitore, Cikalleshi është dukur njeriu më në formë nën urdhëratë e De Biasit. Ritëm i lartë dhe gola, duke ndezur shpresat për një përfaqësim sa më dinjitoz.

“Jam në formë, ndjehem mirë. kemi 20 ditë sa të filloj euro dhe do punojmë shumë. Jemi në rrugën e duhur dhe presim të bëjmë gjithçka në mënyrën më të mirë”.

Çdo eveniment i madh, evropian apo botëror, ka parë shqiptarët të ndarë, duke festuar për kombëtaret më të mëdha të globit. Njëri prej tyre është dhe Cikalleshi, që tregon ekipin e preferuar të cilin këtë verë duhet ta spostojë në listën e tij.

“Kam qenë me Gjermaninë, por këtë vit është ndryshe sepse ne jemi këtu dhe i kam harruar të tjerët”.

ME TE LEXUARAT