Chelsea-Tottenham, sherr edhe në fund të ndeshjes

Sport
Chelsea-Tottenham, sherr edhe në fund të ndeshjes

Disiplina e Federatës angleze të Futbollit do të ketë punë në mbledhjen e saj të ardhshme. Derbi i Londrës mes Chelsea dhe Tottenham ishte një ndeshje shumë e luftuar dhe e të tensionuar.

12 kartonë të verdhë u dhanë në këtë ndeshje, 9 prej të cilëve për lojtarët e Tottenham të cilët në tratativa të dështuara për të ruajtur epërsinë, rrezikuan shumë, por në asnjë rast gjyqtari kryesor i ndeshjes, Mark Clattenburg, nuk tregoi të kuqin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në Angli ekziston rregulli i dënimeve pas ndeshjes duke shfrytëzuar pamjet televizive. Sherri Pedro-Walker, Mikel-Dembele, Rose-Willian apo Costa-Dembele vështirë se do të kalojnë pa ndonjë pezullim.

Në fund të ndeshjes, pati një sherr masiv në hyrje të tunelit, i përfshirë Diego Costa me lojtarin në stol të Tottenham, Vorm, ku trajneri i Chelseat, Hiddink, u rrëzua.

ME TE LEXUARAT