Zhgënjimi nga blerjet online, rasti që bëri xhiron e botës

Soft

pantallonatAjo që reklamohet në faqet e shitjeve në internet jo gjithnje është ashtu siç prezantohet dhe jo në pak raste është shumë, shumë herë më keq.

Rasti më i fundit është ai i një të riu nga Leicester, i cili vendos që të blejë pantallona xhinsi në një dyqan online, por habitet nga porosia që i vjen në shtëpi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

George Riggall, 20 vjeç, mbeti totalisht i zhgënjyer nga pakoja që i kishte ardhur edhe pse kishte bërë disa blerje të tjera të mëparshme në të njëjtin dyqan online dhe ishte i sigurt për seriozitetin e tij.

Ato që erdhën ishin shumë më të gjata se masa normale, dhe bënë që nëna e tij të qeshte me të madhe. “Nuk e di kujt mund t’i bëjnë të tilla xhinse. Askujt me siguri”, shkroi ai kur postoi foton në rrjetet sociale.

Por duket se rasti i George nuk ishte i pari. Menjëherë sapo ai postoi në rrjetet sociale një foto me pantallonat që i kishin ardhur dhe menjëherë edhe persona tjerë postuan raste të ngjashme.

ME TE LEXUARAT