Dy binjakë u martuan me dy binjake, por u doli një problem

Soft

CIFTEDy vëllezër binjakë dhe gratë e tyre, binjake që janë identikë në ngjashmëri, do t’iu nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale në mënyrë që të bëjnë ndryshime në trupat e tyre, për ta pasur të lehtë ta dallojnë njëri tjetrin.

Çiftet që jetojnë në provincën Shanxi në Kinë, shpesh e kanë të vështirë që ta dallojnë partnerin e vet nga kunetërit e kunatat e tyre, dhe të qenit identikë, po ju krijon konfuzion.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Disa herë mes tyre kanë ndodhur shkëmbime në mes tyre dhe kjo i ka bërë ata që të vendosin të ndryshojnë diçka nga pamja e tyre, shkruan gazeta britanike The Independent, transmeton Klan Kosova.

Vëllezërit Zhao Xin dhe Zhao Cuan dhe gratë e tyre, Yun Fei dhe Yun Yang janë konsultuar me doktorët në spitalet e Shangait, dhe kanë vendosur që të bëjnë ndryshime në fytyrat e tyre, që të jenë më lehtë të dallueshëm.

Çiftet ishin martuar në të njëjtën ditë, dhe në ditën e dasmës atyre iu ishte dashur të tregonin shumë kujdes me njëri tjetrin, që nga hipja në makina e deri të shkëmbimi i unazave, në mënyrë që të mos i ngatërronin partnerët.

ME TE LEXUARAT