Mero Baze: Dikush po kërcënon Berishën për Reformën në Drejtësi

Politikë

mero-baze-655x356Botuesi dhe gazetari Mero Baze shprehet se ish-Kryeministri Sali Berisha gjendet nën kërcënimin e dikujt lidhur me miratimin e Reformës në Drejtësi. Në një editorial me titull “A po sillet Berisha, si i kërcënuar!”, Baze argumenton se pushteti i Berishës në sistemin e Drejtësisë do të lëkundet nëse votohet Reforma në Drejtësi. Botuesi i gazetës Tema shkruan se retorikat e ashpra të ish-Kryeministrit për armatosje të popullsisë tregojnë se ose dikush i ka kërcënuar njerëz të afërt të Berishës për shkak të pazareve të tij ende të pambyllura që nga koha që ka qenë në pushtet, ose ai thjesht i trembet fatit të tij personal.

“Gjuha që Berisha përdori në Kuvend, pasi kishte denoncuar Shullazin, hakërrimi ndaj Edi Ramës duke i përmendur hakmarrjen mbi të birin, “në raste se…” dhe ekstremizimi i tij dy ditë më parë duke përmendur si histori lavdie 14 Shtatorin e 98-s, janë detaje ku mund të lexohet një traumë e re e tij, e cila mund të ketë të bëjë dhe me kërcënime të familjarëve të tij.” shkruan Mero Baze.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gazetari shton se Berisha ndjehet i kërcënuar nga reforma dhe kërkon të ndajë veten nga PD formalisht në këtë proces, duke tentuar të rrisë tensionin me retorikën e luftës. Ndërsa vijon të argumentojë se frika duket edhe nga fakti se Berisha përmendi 14 Shtatorin, që sipas Bazes nënkupton një 12 Shtator, “pra një vrasje të lidhur fort me të”, shkruan Baze në komentin e tij për TemA.

ME TE LEXUARAT