Basha takon drejtues të lartë të PPE dhe CDU

Politikë

Basha-merkel.pngKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë në Kongresin e partisë së kancelares Angela Merkel CDU, mbajtur në Karlsruhe. Gjatë punimeve të kongresit, zoti Basha u takua dhe bashkëbisedoi me drejtues të lartë CDU-së dhe Partisë Popullore Europiane, me eurodeputetë, deputetë të Bundestagut, ministra të kabinetit qeveritar, etj.

Korrupsioni, krimi me lidhje qeveritare, rënia e shtetit ligjor dhe shkatërrimi i zgjedhjeve si shkaqet kryesore të krizës ekonomike, politike dhe sociale ishin në qendër të diskutimeve që zoti Basha zhvilloi me presidentin e Partisë Popullore Europiane Joseph Daul, kryetarin e Parlamentit të Gjermanisë Norbert Lammert, kryetarin e Komisionit të Çështjeve Europiane në Bundestag Gunther Krichbaum,  kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian  Elmar Brok, me zëvendëspresidentin e Partisë Popullore Europiane dhe eurodeputetin gjerman David Mcallister,  ministrin e Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere me Sekretarin e Përgjithshëm të CDU-së Peter Tauber, kryetari i grupit parlamentar të CDU-së Andreas Lammel etj.

Kryetari i Partisë Demokratike ka shprehur shqetësimet për situatën e rëndë që po kalon vendi ku Edi Rama ka instaluar shtetin e të padrejtës i cili dhunon qytetarët duke shkelur ligjet e vendit dhe mbron krimin e korrupsionin duke bllokuar hetimet për megaaferat korruptive, siç është afera CEZ prej 600 milionë eurosh dhe ministrat e zhytur deri në fyt në vedhje dhe lidhje me krimin e narkotrafikantët, ndër të cilët është ministri i Brendshëm i faktuar botërisht për lidhjet e tij me narkotrafikun. Revolta popullore që ka shpërthyer në të gjithë vendin dhe numri i lartë i azilkërkuesve shqiptarë është dëshmia më e qartë e situatës së rëndë ekonomike, papunësisë që shtohet dhe dhunës qeveritare ndaj të pamundurve, theksoi zoti Basha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Angela Merkel të cilën e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Shqipërisë sikundër vuri në pah shpresën e tij se Gjermania do të jetë në mbështetje të ëndrrës europiane të shqiptareve ashtu siç mbështeti fuqimisht dhe liberalizimin e vizave.

ME TE LEXUARAT