“Baroni i Drogës” së Ballkanit, dy shqiptarë arrestohen në Belgjikë

Aktualitet

polici-belgeDy vëllezër shqiptarë u arrestuan nga policia belge gjatë bastisjeve në Zaventem Edegem në rajonin e Brukselit.

Policia federale se emrat e tyre janë në listën e hetimit ndërkombëtar kundër trafikut të drogës të nisur në Greqi pak ditë më parë.

Të akuzuar për përfshirje në një organizatë ndërkombëtare të trafikut të drogës, dy shqiptarët janë nën masën e arrestit me burg. Vendimi për arrestimin e tyre u dha këtë të martë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediat belge bëjnë me dije se shqiptarët janë pjesë e një rrjeti me shtrirje në shumë vende të Evropës, i cili merrej me trafikun e kanabisit dhe kokainës nga Shqipëria dhe Greqia.

“Banda trafikonte me kamion sasi të mëdha të kanabisit të papërpunuar dhe të përpunuar si dhe të kokainës në Greqi, Shqipëri, Bullgari dhe vende të tjera evropiane, përfshirë Spanjën, Holandën, Britania e Madhe, Austrinë, Belgjikën dhe Norvegjinë”, thekson policia zvicerane.

Droga ishte fshehur në vendeve sekrete në kamionë. Banda kishte kompanitë e transportit në disa vende evropiane. Ajo operonte e mbuluar në emër të njerëzve përfaqësues të organizatës. Sipas vlerësimeve të policisë, banda kishte fitime prej qindra milionë eurosh. Në Belgjikë, janë sekuestruar 19,000 euro, tre makina dhe një sasi prej 100 kg hashash.

Media belge shkruan se nga operacioni hetimor i policisë greke i nisur në Attica, u sekuestruan rreth 700 kg hashash si dhe u arrestuan 15 persona, 13 grekë dhe dy shqiptarë.

ME TE LEXUARAT