Alarmohen italianët: Po na "mbysin" avionët me drogë dhe armë nga Shqipëria!

Aktualitet

avion-drogeTrafiku i drogës me avion nga Shqipëria në Itali mesa duket po kthehet një problem madhor për autoritetet italiane.

“Repubblica” shkruan sot se linja e trafikut ajror të drogës nga Shqipëria po “mbyt” Italinë dhe trafikantët zbarkojnë në Bari dhe Brindisi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një tjetër problem, shkruan media italiane, janë edhe armët që kanë filluar të trafikohen në masë nga Shqipëria dhe Kosova.

Sipas autoriteteve italiane, tani linjat ajrore me avionë të vegjël dy vendësh që janë të aftë të udhëtojnë distanca të gjata, janë shtuar.

Gjatë artikullit, “Repubblica” përmend edhe rastet e trafikut me avion që janë kapur më parë nga policia italiane, të cilët ishin nisur nga Shqipëria dhe kishin hyrë pa leje në hapësirën italiane.

Krahas këtij aktiviteti kriminal, tjetër problem është edhe trafiku i armëve në sasi të mëdha nga Shqipëria e Kosova drejt Italisë, thonë autoritetet italiane.

ME TE LEXUARAT