Ja momenti kur autori me kapele qëlloi Elton Çiçën në lokal në Tiranë

Aktualitet

vrasja-elton-cicaElton Çiça nga Tepelena u ekzekutua mbrëmë me armë në një lokal pranë stadiumit ‘Dinamo’ në kryeqytet.

Viktima u qëllua nga një person, ende i paidentifikuar. Çiça ka qenë në tavolinë me tre persona të tjerë në momentin kur u afrua vrasësi dhe e pyeti nëse ishte Elton Çiça. Sapo viktima i konfirmoi identitetin e tij, autori nxorri pistoletën dhe e qëlloi me dy plumba në kokë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Siç duket edhe në foton e publikuar nga News24, kamerat e sigurisë së lokalit kanë fiksuar momentin e vrasjes, ku duket një person me kapele në kokë, i cili është vrasësi.

Më pas, autori u largua me shpejtësi dhe hipi në një makinë që e priste disa metra më tutje. Dyshohet se vrasja ka ndodhur për hakmarrje, megjithatë policia vazhdon punën për identifikimin dhe kapjen e vrasësit.

ME TE LEXUARAT