Arratisjet nga burgjet që kanë shkruar historinë në Greqi, protagonistë shqiptarët

Aktualitet

burgNjë rast i tillë ndodhi sërish vetëm pak ditë më në Greqi, ku protagonistë ishin dy shqiptarë, siç ka ndodhur edhe në disa raste të tjera në të kaluarën.

Dy shqiptarët u arratisën nga dritarja e paraburgimit të Selanikut, ku ishin vendosur për t’u transferuar të nesërmen secili në dy burgje të ndryshme. Por, në këtë aspekt, “kjo e nesërme” për ta nuk mbërriti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Portali grek ‘newsbeast’ i ka kushtuar një artikull arratisjeve nga burgjet e Greqisë, duke marrë shkas nga largimi i dy shqiptarëve disa ditë më parë.

Gazeta ka renditur disa nga rastet më të bujshme të largimeve nga burgjet e Greqisë, e që përkon me titullin e artikullit “Arratisjet nga burgjet që shkruajtën historinë në Greqi”.

Ndër to është arratisja e Maria Zaharopoulou; ai i Vassilis Palaiokostas, ky i fundit u arratis me helikopter së bashku me shqiptarin tjetër të famshëm Alket Rizai; rasti i Vangelis Rohamis; i Kostas Passaris e Kostas Samara e shumë raste të tjera të ngjashme.

Padyshim, që më e freskët në kujtesën e grekëve është arratisja e bujshme dhe spektakolare me helikopter e Alket Rizait me bashkëpunëtorin e tij grek Vassilis Palaiokostas.

Në të gjithë këto raste, por edhe në të tjera, thotë artikulli, të burgosurit janë arratisur nën hundën e policisë, duke nxjerrë kështu në pah mangësitë e masave të sigurisë në këto institucione, ngjarje të cilat kanë shkruar historinë në Greqi

ME TE LEXUARAT