Anije me armë drejt Greqisë?! Kodheli: Ja e vërteta!

Aktualitet

annnMinistria shqiptare e Mbrojtjes ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në mediat greke lidhur me bllokimin e një anije e cila dyshohej se po transportonte armë.

Autoritetet greke sipas asaj që raportojnë mediat e vend fqinj bllokuan anijen pasi kishte dyshime se në bordin e saj kishte armë apo drogë. Anija e nisur nga Porti i Durrësit që mban një flamur të Sierra Leones në fakt ishte e ngarkuar me 2 700 tonë çimento që po e transportonte për në Libi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Megjithëse mediat opozitare nxitojnë të përplasin në faqe të parë çdo lajm abuziv, pa verifikuar as lajmin as burimin, megjithëse lajmi i një gazete greke për një anije të nisur nga Durrësi që transportonte armë dhe kapur në një port grek rezulton tërësisht fals, e megjithëse Ministria e Mbrojtjes nuk ka aspak të bëjë me këtë ngjarje, me qëllim shfrytëzimin e çdo momenti për bërjen transparente të procedurave që Ministria e Mbrojtjes ndjek, informojmë opinionin publik si më poshtë:

Ministria e Mbrojtjes prej shtatorit 2013 e deri më sot ka shitur stoqe të dala jashtë strukturave të Forcave të Armatosura, nëpërmjet strukturave të saj të specializuara, konform të gjithë legjislacionit ndërkombëtar dhe atij të Republikës së Shqipërisë, vetëm në vende anëtare të NATO-­s.

Transporti është bërë vetëm me rrugë tokësore, duke u deklaruar që në Doganën Shqiptare, në të gjitha vendet tranzit, e deri në doganën e destinacionit final, anëtar i NATO-­s.

Kush ka kuriozitet mund t’i drejtohet AKSHE, Doganës Shqiptare dhe gjithë doganave ku mallrat kanë kaluar tranzit ose kanë përfunduar si destinacion final.

Ministria e Mbrojtjes dëshiron të informojë dhe sigurojë opinionin publik se nga Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE) nuk është dhënë asnjë leje apo liçencë eksporti – importi, tranziti apo ndërmjetësuesi (broker), për asnjë anije, peshkarexhë, traget apo çfarëdolloj mjeti lundrimi tjetër.

ME TE LEXUARAT