ALUIZNI hap 300 vende të reja pune, flet zv.kryeministri

Aktualitet

peleshii15Zyrat e ALUIZNI-t do të shtohen me 300 punonjës të rinj me kontratë, në kuader te vijimit të punës për procesin e legalizimeve.

Vendimi i marrë të mërkurën në mbledhjen e radhës së qeverisë u publikua nga zv/kryeministri Niko Peleshi në një deklaratë për mediat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Vendosëm të shtojmë me 300 punonjës me kontratë numrin e punonjësve të ALUIZNI-t. Kjo është pjesë e strategjisë sonë për t’i dhënë një ritëm të lartë legalizimeve në vend”, deklaroi Peleshi.

Legalizimet, tha zv/kryeministri, kanë qenë një prej reformave të para për formalizimin e ekonomisë, e premtuar dhe e ndërmarrë nga kjo qeveri.

Deri tani, tha Peleshi, janë realizuar 45 mijë legalizime, krahasuar me 21 mijë të kryera nga qeveria e kaluar. Kujtoj dhe 400 vende të reja pune të hapura pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive. Ftoj profesionistët të bëhen pjesë e garës për këto vende pune”, deklaroi Peleshi.

ME TE LEXUARAT