Seks për vendin e punës, ja akuzat për kryebashkiakun e Dibrës

Politikë

xhelili-akuzatProkuroria ka vendosur ndjekje penale ne gjendje te lire per kryetarin e Bashkise se Dibres Shukri Xhelili. Ndaj tij mesohet se jane ngritur tri akuza per ngjarjen e ndodhur me 20-vjecaren qe kerkoi pune ne bashkine e Dibres.

Diten e sotme me urdher te prokurorise se rrethit, Policia ka sekuestruar pamjet filmike ndaj kryebashkiakut Xhelili, ndërsa Prokuroria e Dibrës ka urdhëruar nisjen e menjëhershme të hetimeve për akuzat “Marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën”, “korrupsion pasiv”, dhe “shpërdorim detyre”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në zgjedhjet për pushtetin vendor të 21 qershorit 2015, 56­vjeçari Shukri Xhelili, kandidat i Partisë Socialiste në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, mori 15.022 vota, ndërsa Ilir Krosi, i koalicionit të djathtë “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, mori 14.588.

ME TE LEXUARAT