Vlorë, AKU bllokon 2.7 kuintal peshk që tregtohej në trotuare dhe makina

Aktualitet

peshk2Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në qytetin e Vlorës ka bllokuar sot 2.7 kuintal peshk i cili tregtohej jashtë kushteve higjieno-sanitare.

Në një kontroll të inspektorëve të AKU-së u konstatua tregtimi i peshkut në disa pika, trotuare dhe makina, pa respektuar asnjë kusht higjieno-sanitar që garanton sigurinë ushqimore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drejtori i AKU-së së Vlorës, Renato Banushaj, tha për mediat lokale se asnjë rast abuzimi nuk do të tolerohet, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve, që të shmangin blerjet në ambientet e pakontrolluara dhe që nuk plotësojnë kushtet higjieno-sanitare, por t’ju drejtohen marketeve dhe ambienteve të kontrolluara.

Ndaj personave që e tregtonin peshkun nuk u morën masa konkrete, pasi ishin të palicencuar, duke i sekuestruar kështu vetëm produktin.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, apelon ndaj konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjet që bëjnë, dhe i njofton se për çdo rast abuzimi apo problemi me ushqimet, ka vënë në dispozicion të tyre numrin jeshil 0800 75 75, 24 orë, si dhe adresën e emailit, [email protected]”, përfundon njoftimi për shtyp i AKU-së

ME TE LEXUARAT