Aksioni në Itali, Spanjë e Gjermani, 12 trafikantë u arrestuan në Shqipëri

Aktualitet

policia-shtetitPolicia shqiptare ka bërë publike rezultatet e aksionit ndërkombëtar kundër trafikut të drogës ku janë përfshirë katër shtete, Shqipëria, Italia, Gjermania dhe Spanja.

Konferenca e policisë u hap me një lidhje direkte me skuadrën e policisë italiane të Milanos e cila ka udhëhequr operacionin në bashkëpunim me Shqipërinë dhe me vendet e tjera.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më pas, Drejtori i policisë shqiptare për krimin e organizuar. Ardian Cipa tha tha se banda përbëhej Shqiptarë, rumune, tuniziane e marokenë.

Sipas policisë, hetimi ka nisur nga shkurti ndaj bandës së dyshuar për shitje heroine dhe kokaine.

"Aktiviteti kryesor zhvillohej në zonën veriore të Italisë. Ndaj këtij grupi më 24 maj 2016 u krye një aksion në të njëjtën kohë në gjithë vendet, Itali, Spanjë, Gjermani dhe Shqipëri.

Në Itali aksionu u hstri në qytete si Monza, Breshia, Genova, Como, Vicenca, etj. Në Shqipëri aksioni u zhvillua në Tiranë, Durrës, Elbasan, Kavajë e Fier.

Gjatë aksionit mësohet se janë arrestuar 31 shqiptarë, një në Gjermani dhe një në Spanjë. Janë në kërkim edhe katër veta, tre shqiptarë dhe një maroken.

Bëhet me dije se policia shqiptare ka vënë në pranga rreth 12 persona si pjesë e këtij aksioni.

ME TE LEXUARAT