E përplasi makina tip "Benz", 8-vjecari gjen vdekjen në ditën e lindjes

Aktualitet

korce-aksidentiNjë aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Korcë-Pogradec ku një 8-vjecar ka humbur jetën.

Policia ka bërë me dije se 8-vjeçari D.A., nga qyteti i Maliqit kishte shkuar tek gjyshi i vet në fshatin Symiz, aty ku ka qëndruar deri të enjten pasdite.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Madje 8-vjeçari bashkë me gjyshin kanë shkuar për të takuar babanë e vogëlushit, i cili kishte ardhur ta merrte me një mjet bujqësor pasi 8-vjeçari D.A., kishte sot ditën e lindjes. Babai e kishte ndalur mjetin në anë të rrugës nacionale përballë me degëzimin që shkon në fshatin Symis. Pasi është përshëndetur me gjyshin 8-vjeçari ka vrapuar nga njëri krah i rrugës nacionale për në anën tjetër të rrugës, aty ku e priste babai me mjetin bujqësor.

Por kalimi ka rezultuar fatal për 8-vjeçarin pasi është përplasur për vdekje nga një mjet tip “Benz” me targa AA 612 me drejtues Aleks Kovanin nga fshati Pirg. Pas aksidentit drejtuesi u ofrua të dërgonte 8-vjeçarin në spitalin e Korçës, por edhe për policinë vogëlushi kishte gjetur vdekjen në vend.

ME TE LEXUARAT