Aksident tragjik në Itali, shqiptarja humb jetën duke shkuar në punë

Aktualitet

aksidenti-itali16Nje shtetase shqiptare ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë rrugor në orët e para të mëngjesit të sotëm në Itali. Viktime e aksidentit tragjik mesohet se eshte emigrantja shqiptare 28 vjeçare

Ngjarja sic ben me dije policia, ka ndodhur në komunën Quarrata në provincën e Pistoias, rreth orës 5 të mëngjesit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hetimet e para të policisë rrugore italiane konfirmojnë se Rajmonda Lakaj ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte të tipit Ford Fiesta, duke u përplasur më një mur në rrugën “Evropa” të qytezës Quarrata në provincën e Pistoias. Impakti i përplasjes ka qenë teper i fuqishëm duke shkaktuar përmbysjen e makinës.

Mesohet se 28 vjeçarja shqiptare ka ndërruar jetë menjëherë pas aksidentit e sipas familjarëve po udhëtonte drejt vendit të saj të punës.

ME TE LEXUARAT