Aksident në aksin Fushë-Krujë-Milot, makina "Opel" përplas për vdekje kalimtarin

Aktualitet

policia-naten-620x330Një aksident ka ndodhur gjatë natës, në aksin rrugor Fushë-Krujë-Milot me pasojë vdekjen e një personi.

Sic njofton policia,  një automjet tip “Opel” me targa “AA 694 JN” ka përplasur për vdekje një person që udhëtonte me çiklomotor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 dhe policia ka ndaluar shoferin e makinës që shkaktoi aksidentin, Flamur Karaj, 32 vjeç nga Mamurrasi.

Deri më tani nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

Nga verifikimet paraprake, rezulton se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të makinës tip “Opel”.

ME TE LEXUARAT