Itali, shqiptari përfshihet në një aksident të rëndë

Aktualitet

carabinieri2-2Një shqiptar është përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur paraditen e sotme në komunën Massanzago, në Padova.

Dy skuter janë përplasur mes tyre dhe më pas, njëri është përfundoi duke u karamboluar me makinën tip “Huyundai I 10” që drejtohet nga 42-vjeçari shqiptar me iniciale F.O., rezident në Camposampiero.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy drejtuesit e automjeteve u dërguan me urgjencë në spital. Ata janë në gjendje të rëndë shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetën, shkruajnë mediat italiane. Ndërsa, për shqiptarin, nuk raportet se është plagosur.

ME TE LEXUARAT