Aksident i rëndë në Korcë, batohet makina, vdes drejtuesi i mjetit

Aktualitet

aksident-tr-drNje aksident me vdekje ka ndodhur diten e sotme ne Korce.

Policia ka thene se më datë 29 maj 2016, në fshatin Nikollarë, Maliq, një mjet tip kamion me targa KO 7432 B duke dalë në rrugën kryesore, në një kthesë të fortë është batuar në rrugë (në krahun e majtë të mjetit).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi T. M, 25 vjeç, banues në fshatin Popçisht, i cili dyshohet se ishte drejtuesi i mjetit.

Behet me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.

ME TE LEXUARAT