Vrasja tek restorant "Muraga" në Dajt, prokuroria: 116 vjet burg për pesë autorët

Aktualitet

vrasja-muragaProkuroria e Tiranës kërkon një dënim në total prej 116 vitesh burgim për 4 të pandehur, të akuzuar për “vrasje me paramendim”, në bashkëpunim, gjatë një konflikti ku ka mbetur i vdekur me armë zjarri shtetasi Enton Nikaj, ngjarje e ndodhur në dt. 11.11.2015 tek lokal “Muraga”, në zonën e Linzës. Procesi ndaj të pandehurve është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe ata përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit në rast se shpallen fajtorë nga gjykata.

Në konkluzionet e saj përfundimtare, Prokuroria e Tiranës kërkoi konkretisht, dënimin si më poshtë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

1. Emiljano Tasho, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”, të dënohet me 35 vjet burgim, për akuzat: “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim; “Vjedhja me dhunë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake...”; dhe “Plagosje e lehtë me dashje” në dëm të shtetasit Ismet Gaxherri;

2. Bujar Hasani, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg” në mungesë, të dënohet me 28 vjet burgim, për akuzat: “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake...”; dhe “Kanosje” në dëm të shtetasit Ismet Gaxherri;

3. Mirsad Kuçana, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”, të dënohet me 28 vjet burgim, për akuzat: “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake...”; dhe “Plagosje e lehtë me dashje” në dëm të shtetasit Ismet Gaxherri;

4. Ervis Martinaj, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg” në mungesë, të dënohet me 25 vjet burgim, për akuzat: “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim; dhe “Plagosje e lehtë me dashje” në dëm të shtetasit Ismet Gaxherri;

Gjithashtu, Prokuroria e Tiranës kërkon edhe:

5. Erjon Biraçi, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”, të dënohet me 5 vjet burgim, për akuzën: ““Përkrahja e autorit të krimit”.

ME TE LEXUARAT