Duma: Emergjencë transporti publik

Aktualitet

gridKandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma takoi banorët e Rashbullit dhe bashkëbisedoi me ta për problemet e tyre të përditshme nga varfëria dhe mungesa e punësimit tek mungesa e transportit publik. Znj Duma tha se hapja e vendeve të punës do të jetë prioriteti i saj për të zgjidhur mjaft probleme sociale në gjithë bashkinë e re të Durrësit.

“Punësimi është problem në të gjithë rajonin dhe pllajën e Durrësit. Në fakt është gangrena dhe thembra e Akilit për zgjidhjen e shumë probleme. Motivimi i punësimit do jetë numër një. Do të gjejmë të gjitha mënyrat, në bashkëpunim me biznesin”, tha Duma.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Banorët e zonës u ankuan për rrugën dhe për mungesën e transportit. Kandidatja e djathtë u shpreh se ajo nuk do të lejojë që banorët e këtyre zonave të ndihen në izoluar ndërsa vuri theksin në një sistem transporti efikas për lidhjen e rrethinave me qytetin, me stacione të shpeshta dhe orare më të favorshme.

“Fshati është shumë i bukur. Natyrën e keni bërë më të bukur me duart tuaja. Në diskutimin me zonjat thamë që këtu nuk do mendojmë për përmbytjet se nuk përmbytet njeri. Rruga duhet bërë. Po më thonë se edhe transport publik me autobuz nuk ka dhe duhet të zbrisni deri tek Plepat. Është emergjencë çështja e transportit publik”, u shpreh Duma.

Pjesë e bashkëbisedimit me banorët ishte edhe deputeti Argon Duka i cili kërkoi bashkimin e gjithë qytetarëve për të kthyer shpresën në bashkinë e Durrësit.

“Kundërshtari i vetë politik i ka dhënë provat që është lidhur me një grup njerëzish dhe i gjithë qyteti i Durrësit e sheh Vangjushin të bllokuar me rrethin e vetë shoqëror, që s’’janë nuk janë as socialist dhe as demokratë por janë dakistë. Kështu që të shtrengohemi të gjithë kështu siç jemi dhe të japim votën për të mirën e kalamanjve tanë dhe të fitojmë”, tha Duka.

ME TE LEXUARAT