Zv.drejtoresha e “Tirana Bank” vjedh 32 mijë euro nga llogaritë e klientëve, 2 vjet burg

0

tirana-bankkGjykata e Tiranës ka dënuar me tri vjet burg ish-zv.drejtoreshën e filialit të Tirana Bank në zonën e Kinostudios në Tiranë e cila është akuzuar nga prokuroria për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.
Dënimi në fjalë me tri vite burgim, është zbritur në dy vjet më pas nga togat e zeza, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Shtetasja A.Zeqja, ish-zv.drejtoreshë e filialit të bankës, rezulton se kishte përdorur emra shtetasish të ndryshëm duke hapur kredi në emër të tyre në bankë, pa dijeninë e këtyre shtetasve dhe fondet e lëvruara i kishte përvetësuar.
Sipas dëshmisë së dhënë në procesin gjyqësor nga vetë e pandehura për vjedhjen, ajo ka thënë se paratë i duheshin dhe i ka përdorur për të ndihmuar një të njohurin e saj që vuante nga një sëmundje e rëndë.
Në fund të shkurtit 2016, gjykata e ka dënuar ish-zyrtaren e bankës të cilës dënimi i dhënë me burg i është konvertuar më pas në kohë dënimi me kusht.

Nje fakt interesant i permendur ne vendimin e gjykates eshte se vjedhja e parave nga llogaritee klienteve ka zgjatur plot kater vite.
Në vendimin e dhënë nga gjykata, përkshruhet edhe ngjarja e ndodhur si më poshtë:
Në datë 12.01.2015 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane ka regjistruar në ngarkim të pandehurit A Zeqja procedimin penal Nr. 201 te vitit 2015 për veprën penale të “ Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën ” e parashikuar nga neni 135 të Kodit Penal.
Në datë 12.01.2015, në bazë të kallëzimit penal të subjektit “Tirana Bank” sh.a.,Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, ka regjistruar proçedimin penal nr.201 për vepën penale të “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “falsifikimikt të dokumentave” parashikuar nga nenet 135 dhe 186 K.Penal.
E pandehura A Zeqja, pranë “Bankës Tirana” sh.a. në Degën Kinostudio ka qënë e punësuar pranë kësaj dege, me detyrën e Zv. Drejtorit të Degës.

Kliko per me shume info
denimi-a-zeqja
Faksimile e vendimit te dhene nga gjykata e Tiranes

Nga raporti i Kontrollit të Brendshëm, ka rezultuar se kjo shtetase ka përvetësuar, me anë të veprimeve të kundraligjshme, në dëm të Banka e Tiranës, një vlerë prej 32.554.96 me ane transaksionesh bankare, të parregullta, për periudhën Nëntor 2010 – Mars 2014.
Këto veprime të konstatuara janë si më poshtë:
-Hartimi në emër të klientëve i aplikimeve për kredi, shlerja e të cilave sigurohet me shumat e depozitave me afat që këta klientë kanë patur pranë Banka e Tiranës, pa dijeninë e klientëve duke fallsifikuar firmat e tyre.
-Nënshkrimi në emër të klientëve i kontratave të kredisë si dhe të marrëveshjeve siguruese/pengut, mbi shumat e depozitave me afat, pa dijeninë e klientëve dhe duke fallsifikuar firmat e tyre.
-Tërheqje në cash nga llogaritë e kredive të klientëve duke përdorur mandate bosh të firmosura më parë ng aklientët ose me firmë të fallsifikuar të klientëve nga vetë pandehura.
-Shlyerja e kësteve të kredive të tërhequra nga pandehura si në emrin e saj, ashtu dhe në emrin e klientëve nëpërmjet çeljes dhe debitimit të llogarive të brendshme të bankës.
-Shlyerja e kredisë të klientit të marrë dhe tërhequr pa dijeninë e klientit, nëpërmjet shumës të depozitës me afat të klientit.
-Kryerja e veprimeve si dhënie kredie, shtyrje të afatit të kredisë, rritje e limitit të kredisë etj., pa miratimin e organeve të brendshme të Bankës.
-Transaksionet janë kryer pas orarit të punës dhe pasi janë printuar nga dega të gjitha transaksionet ditore të punonjësve.
E pandehura A. Zeqja është thirrur dhe ka dhënë shpjegime pranë auditit te brendshëm të bankës në lidhje me këto veprime, ku ajo vetë ka pranuar nëpërmjet një deklarate me shkrim, se ka kryer veprime transaksione bankare dhe konkretisht:
-Hapjen e kredisë me cash kolateral për klientin Ilir L, në shumën prej 1.000.000 lekë, pa dijeninë e tij
-Hapja e kredisë me cash kolateral për klientin Nazmie C, në shumën prej 2.100.000 lekësh, pa dijeninë e saj.
Gjate hetimeve paraprake janë thirrur dhe pyetur me cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethana të hetimit shtetasit Daniela M,Agron Gj, D dhe I L, Artur K,Luljeta B,Nazmie C, Veronika B,Serxho K.
Nga dëshmitë e këtyre shtetasve te dhena gjate hetimeve paraprake ka rezultuar se e pandehura A Zeqja ka kryer dhe disa veprime të tjera, të konsideruar të parregullta nga auditi i brendshëm, si rritja e vlerës së overdraftit personal pa marrë më parë miratimin përkatës, pagesa e kësteve të kredisë, në emër të shtetasit Sidrit M, të marrë prej tij në interes të pandehures A Zeqja, nga llogaritë e brendshme të bankës.
Gjithashtu nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij proçedimi penal, ka lindur dyshimi i arsyeshëm që, disa dokumenta të përfshira në praktikat e kredive të miratuara për shtetasit I e D L dhe Nazmie C,Agron G janë të fallsifikuara, pasi në to nuk janë nënshkrimet origjinale të shtetasve të lartpërmendur.
E pyetur me cilësinë e përsonit ndaj të cilit zhvillohen hetime e pandehura Albana Zeqja ka pranuar faktin dhe ka shpjeguar se këtë gjë e ka bërë për të ndihmuar financiarisht një mikun e saj, shtetasin S. K, I cili kishte një problem të rëndë shëndetsor. Keto rrethana u provuan me materialet e procedimit penal nr Nr. 201 te vitit 2015.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.