Akuzat e Berishës, Policia shoqëron Emiljano Shullazin, kontroll në banesa

Aktualitet

shullazi15Shoqërohet në policinë e Tiranës Emiljano Shullazi.

Lajmi bëhet me dije nga burime zyrytare të policisë të cilat thanë se shoqërimi i Shullazit është bërë për verifikim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky aksion i policisë e cila ka bërë edhe kontroll në banesën e Shullazit ka ardhur pas deklaratave të ish kryeministrit Berisha se Shullazi ka kërcënuar dy kandidatët për rektor të Universitetit të Tiranës që të tërhiqen nga gara.

Ne nje deklarate per median Berisha tha se kandidati Mynyr Koni ka marre kercenime nga Shullazi per tu terhequr nga gara.

Vete Koni deklaroi disa ore me pas se eshte ne gare dhe se nuk eshte terhequr nga kandidimi.

Policia ka thene se Shullazi u shoqerua ne drejtorine e Tiranes ndersa ne banesen e tij dhe te disa lidhjeve shoqerore te te dyshuarit po ushtrohen kontrolle.

ME TE LEXUARAT