Zbardhet përgjimi/ Ja si i kërkoi Shullazi kreut të Hipotekës të regjistronte “Vollgën”

Aktualitet

emiljano-shullaziProkuroria ka paraqitur në gjykate një përgjim në cilesinë e provës materiale ndaj Shullazit dhe dy të akuzuarve të tjerë. Bëhet fjalë për bisedë që është bërë mes ish­-drejtorit të Hipotekës së Durrësit, njeheresh ish-­kandidat për deputet i PS, Jurgis Çyrbja. Ai është telefonuar nga Gilmando Dani një vit më parë.

Dani i ka kërkuar që të rregjistronte pronën e ish­-hotel “Vollges” në emër të Shullazit, pasi dosja ishte e rregullt dhe e plote. Gilmando Dani, i thotë Jurgis Çyrbjas se “…pse nuk e rregjistron pronën, gjithçka është e rregullt… me vendim gjykate dhe dokumentacionet e tjera…”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Telefonata është bërë pas një periudhë kohe kur dokumentacioni ishte depozituar nga noteri në hipotekë, por nga ana e ish-kryeregjistruesit dhe punonjëve të tjerë është vonuar procedura e hipotekimit të pronës.

Nga ish-­kryeregjistruesi Çyrbja apo punonjës të tjerë të hipotekës Durrës nuk ka denoncim në polici për Shullazin apo Danin.

Sipas avokatëve, telefonata e përgjuar nuk ka përmbajtje kërcënuese dhe është kryer në kufinjtë e të lejueshme, pasi dikush interesohet për regjistrimin e një prone të dhuruar me vullnet të lirë para noterit.

ME TE LEXUARAT