Kërcënimi i profesorit, arrestohen Emiljano Shullazi e Gilmando Dani

Aktualitet

shullazi-gilmando-daniPolicia e Tiranës pas mesnates se shtune ka arrestuar Emiljano Shullazin dhe shokun e tij Gilmano Dani. Arrestimi është bërë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Shullazi ishte shoqeruar mbrëmjen e te shtunes, rreth orës 21: 45. Policia ka ndaluar Shullazin, tek “Rruga e Kavajës” dhe është shoqëruar për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për t’u marrë në pyetje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arrestimi i tij është bërë me vone pas nje takimi mes kryeprokurorit te pergjithshem Adriatik Llalla dhe drejtorit te policise se shtetit Haki Cako.

Shoqerimi i Shullazit, fill pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një dalje publike per median, Berisha ka pohuar se Shullazi kishte kërcënuar Profesor Doktor Mynyr Konin, i cili aktualisht ka shpallur kandidaturën për të qenë rektor i Universitetit të Tiranës.

ME TE LEXUARAT