I merr jetën italianes nga shpejtësia, pritet dënimi për shqiptarin me arrest shtëpie

Aktualitet

albaaaRëndohet pozita gjyqësore për shqiptarin 42-vjecar banues në Copparo, i cili të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 20.30 në Cesta, aksidentoi për vdekje italianen Romana Bonaccorsi, 56-vjecare.

Menjëherë shqiptari u prangos pas aksidentit. Por të dhënat policore tregojnë se 42-vjecari, dënuar për trafik ndërkombëtar droge, kur ndodhi aksidenti rrugor, nuk duhet të ishte fare as duke ngarë makinën as të kishte dalë nga shtëpia.

Mësohet se shqiptari ishte vendosur në arrest shtëpie dhe kishte detyrimin për të respektuar kufizimet e vendsura, duke përfshirë qëndrimin në shtëpi gjatë orëve të natës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo rrethanë i rëndon pozitat e tij edhe në procesin gjyqësor të akuzës për trafik droge, pasi nuk i ka respektuar masat alternative të paraburgimit.

Shqiptari me inicialet R.M., kishte humbur kontrollin e makinës duke dalë në korsinë e kundërt dhe aksidentoi gruan që po udhëtonte me një mjet Fiat.

Ai nuk u plagos rëndë pas incidentit, teksa i është nënshtruar menjëherë testeve të drogës dhe alkoolit në gjak, përgjigja e së cilës ende nuk ka dalë.

ME TE LEXUARAT