Rama në panik, kërcënon kryebashkiakët: S'do iu jap asnjë qindarkë, pa rezultate

Politikë

u39uedi-ramaKryeministri Edi Rama ka njoftuar sot nisjen e fazës së dytë të reformës së ujitjes dhe kullimit, në një takim me krerët e bashkive të vendit në selinë e qeverisë, duke i vënë në dijeni se qeveria po u dërgon flotën me 61 ekskavatorë të rinj e njëherësh, u ka dhënë dhe kërcënimin: Nëse nuk keni rezultate në këtë reformë, nuk do të merrni asnjë qindarkë.

“Kemi bërë shumë, – tha Rama, – në rritjen e zgjerimit të sipërfaqes së ujitur dhe me impakt më të madh tek fermerët, por rritja e investimeve direkte nga qeveria shënon një hop të ndjeshëm sasior dhe që jemi të bindur se do të sjellë dhe ndryshim cilësor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në dy vjet të qeverisjes sonë, sipërfaqja e ujitjes shtohet me 42 mijë ha dhe faktikisht, Shqipëria ka pasur rreth 117 ha tokë të ujitshme. Në përfundim të 2016, do të kemi prekur 160 mijë ha dhe objektivi është që 2017 të mbyllet me 200 mijë ha që është pak a shumë dyfishimi i sipërfaqes së ujitur brenda një mandate dhe ai reflekton rritjen e prodhimit.

Mbështetja e bashkive ka qënë më e madhja e këtyre 20 viteve përsa i përket fondeve për ujitje dhe kullim. Së shpejti, nje flotë e re prej 61 eskavatorësh të rinj pas asaj që ishte plotësisht e amortizuar. Nuk do të mbarojmë me kaq. Vitin e ardhshëm do të fuqizohet edhe më tej. Ndërsa për punën e ditës ka një fond për të marrë me qera të përkohshme, mjete,” – u tha Rama, kryebashkiakëve.

ME TE LEXUARAT