Pas Kukësit plas në Vlorë, pushohen 20 sanitare të spitalit, punonjëset kërcënojnë me vetëvrasje

Aktualitet

hospital-vloraMinistria e Shëndetësisë vazhdon pushimin nga puna të infermiereve dhe sanitareve në të gjithë vendin. Radha i ka ardhur spitalit të Vlorës, ku u njoftuan për shkëputje të marrëdhënieve me punën 20 sanitare, të cilat prej vitesh punonin në këtë institucion, shkruan sot gazeta ‘Shqip’.

Sipas tyre, motivacioni i shkarkimit ishte thjesht ‘ristrukturim’ dhe flaken në rrugë dhjetra punonjës pavarësisht vite të punës. Por, ashtu si edhe në spitalet e tjera të vendit, sanitaret nuk janë pajtuar me këtë vendim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe i kanë kërkuar drejtorit të spitalit që të rishikojnë këtë vendim, por përgjigja ka qenë negative.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njëra prej sanitareve të pushuara nga puna ka kërcënuar se do të vetëvritet, pasi siç thotë edhe vetë, fëmijët i ka humbur prej disa vitesh dhe tani nuk ka më asgjë se çfarë të humbasë.

Një tjetër thotë se ka kredi për të shlyer pasi e kishte marrë për kurimin e fëmijës, por kjo gjë nuk ka shërbyer fare që drejtuesit e spitalit të rishikojnë vendimin për pushim.

Të njëjtat probleme kanë edhe sanitare të tjera, disa prej të cilave janë kryefamiljare e tashmë nuk kanë me çfarë të mbajnë ekonominë e familjes së tyre. Vala e shkarkimeve nëpër spitale vazhdon prej disa muajsh në të gjithë vendin dhe motivacioni i vetëm është në kuadër të ristrukturimit.

ME TE LEXUARAT