Zbulohen risitë e modelit të ri të Porsche Cayene

Teknologji

porsche-cayenneKompania Porsche ka konfirmuar të dhënat e para në lidhje me brezin e ardhshëm të modelit Cayenne, i cili ishte njoftuar se do dilte në treg në vitin 2017.

Drejtori i hulumtimit dhe zhvillimit në Porsche, VVolfgang Hatz, ka deklaruar se thënë se modeli i ri do të jetë më i lehtë se Cayene e tanishme “të paktën më i lehtë, siç është Q7-shi i ri më i lehtë se paraardhësi i tij”. Pritet që Cayenne i ri të peshojë më pak se 2 mijë kilogram.

Pesha më e lehtë këtij modeli do t’i mundësojë gatishmërinë më të madhe dhe dinamizëm, ndërsa versionet Turbo dhe Turbo S do të punojnë me V8 Turbo të zhvilluar rishtazi V8, i cili do të jetë një shtesë për më shumë se performanca e respektueshme e veturave. Shpejtësia maksimale e versionit të fabrikës duhet të jetë mbi 300 kilometra në orë, citon koha.

Hatz gjithashtu tha se Porsche aktualisht nuk ka plane për të zgjeruar më tej ofertën e saj të SUV-it me modelin e ri Macan, i cili nuk do të ketë motor V8.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ME TE LEXUARAT