Nuk i pëlqen dhëndri, babai i vajzës i shkon me armë në shtëpi, i riu merr disa plumba

Aktualitet

policia-naten-620x330Policia ka zbardhur dinamikën dhe motivin e plagosjes së 33-vjeçarit Arben G ditën e sotme në banesën e tij në zonën e “Freskut” në Tiranë. Sipas policisë, Arben G. u qëllua disa herë me armë zjarri në banesë nga shtetasi Besim Lata, i cili rezulton se është edhe babai i vajzës me të cilin bashkëjeton i plagosuri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 të ditës së sotme. Sipas burimeve brenda Policisë, Besim Lata kundërshtonte lidhjen e vajzës së tij me të plagosurin Arben G. Ai shkoi ditën e sotme, bashkë me të birin, të identifikuar me inicialet B.L. për të marrë vajzën në banesën e të plagosurit.

Me vete, Besim Lata kishte marrë edhe armën e zjarrit. Teksa ka shkuar në banesën e të plagosurit, ai nuk e ka gjetur vajzën a ty. Më pas, ka patur debate dhe konflikt fizik me të treve dhe Besim Lata ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar disa herë mbi Arben G.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur lehtë për fat të mirë dhe gjendet në QSUT për mjekim. Nga ana tjetër, Policia arrestoi babanë e vajzës, ndërsa është ende në kërkim vëllai i saj, B.L.

ME TE LEXUARAT