Shqiptari në kërkim hyn me pasaportë false në Itali

Aktualitet

itali-ndraghetaPolicia italiane ka arrestuar ditën e djeshme më 6 maj, shqiptarin Robert Cerpja nën akuzën e veprimeve të dhunshme.

42-vjeçari akuzohet se në gusht të vitit 2013 ka qëlluar me sprajt djegës në fytyrë dhe disa herë me thikë një prostitutë bashkëatdhetare në qytetin e Xhenoas.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Direkt pas kësaj ngjarjeje Robert Cerpja u largua nga Italia dhe u kthye në Shqipëri.

Prej atëherë 42-vjeçari ka qenë në kërkim. Ai u arrestua ditën e djeshme nga karabinierët ndërsa ndërsa dilte nga hoteli i tij në Sampierdarena.

ME TE LEXUARAT