OKB planifikon përgjigje ndaj raketave të Koresë së Veriut

Bota

raketa-balistikeKëshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkura është duke përgatitur përgjigje kundër Koresë së Veriut, e cila ka testuar dy raketa me rreze të mesme veprimi, ka thënë ambasadori i Kinës në OKB, Liu Jieyi.

Provat janë bërë të enjten, pas një testimi të ngjashëm që është bërë më 15 prill.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vëzhguesit thonë se të gjitha testet duket se kanë dështuar, por një zëdhënës i OKB-së ka thënë se veprimet e tilla, të cilat shkelin sanksionet, “janë thellësisht shqetësuese”.

Po ashtu ka indikacione se Koreja e Veriut është duke u përgatitur për provën e pestë bërthamore.

Në një koment të rrallë mbi situatën, presidenti i Kinës, Xi Jinping, që është aleati më i afërt i Koresë së Veriut, ka thënë se vendi i tij është i angazhuar për sigurimin e stabilitetit.

ME TE LEXUARAT