Ja ndryshimet që pëson trupi gjatë shtatzënisë

Soft

shtatzene-540x275_1461927378-1640828Gjatë shtatzënisë trupi ndryshon mjaft, mirëpo pos rritjes së gjinjve, shkuarjes së shpeshtë në tualet dhe ndjenjës së vazhdueshme e urisë, ja edhe çfarë mund të prisni në shtatzëni.

Mjekra- Nga fundi i shtatzënisë është e mundshme të shfaqet mjekra e cila nuk do të zhduket edhe pasi hormonet të kthehen në gjendjen normale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndryshimi i formës së hundës- Muajt e fundit të shtatzënisë është më se e mundshme që të vëreni që hunda juaj është pak më ndryshe seç e keni pasur. Nuk keni nevojë të shqetësoheni, ky ndryshim nuk është i përhershëm!

Ndryshime në lëkurë- Shfaqja e puçrrave dhe piklave është plotësisht normale, mirëpo kur ato shfaqen nën sqetull dhe përreth qafës, mund të shkaktojnë ndjenja shumë të pakëndshme.

Venat- Për shkak të gjendjes në të cilën ndodheni, është e mundshme që t’ju shfaqen venat. Kryesisht shfaqen në lakesat e gjunjëve apo në stomak dhe nuk janë fare përvojë e këndshme, shkruan Telegrafi.

Shputat e këmbëve do t’ju bëhen më të mëdha– Po qe se shputat tuaja janë të vogla, nuk do të keni problem, mirëpo nëse keni mbathur këpucë me numër të madh, mund t’ju shkaktojnë mjaft nervozizëm. Këto befasi vetëm do t’ju përgatisin për të njohur personin më të rëndësishëm në jetën tuaj. Vetëm atëherë do të fillojnë sfidat e vërteta!

ME TE LEXUARAT