Mustafa: Gjatë vitit 2015 janë punësuar 18 mijë njerëz

Kosovë&Rajon

isa-mustafa16Kryeministri Isa Mustafa ka treguar se gjatë vitit 2015 janë punësuar rreth 18 mijë veta dhe ka realizuar deri në 90 përqind të objektivave.

“Rritja mesatare e pagave 6%, rritja e ndihmave sociale 25%, rritja e fondeve për shtyllat e pensioneve kontributdhënës mbi 30% dhe implementimi i pensioneve për veteran të UÇK-së”, ka shkruar Kryeministri.

Ai ka thënë se gjithë këto punë janë bërë në rrethana që të gjithë i dijnë – e ato janë protestat e opozitës në rrugë dhe gazi lotsjellës në Parlament.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lexojeni të plotë njoftimin e Kryeministrit në FB

Miq të nderuar,

Qeveria që unë drejtoj, përmblodhi dje rezultatet e punës për vitin 2015. Analizat argumentojnë se Qeveria ka realizuar ndërmjet 85% deri në 90% të objektivave të parapara për vitin 2015.

• Rritja ekonomike prej mbi 3.6% më e madhja në regjion;

• Të punësuar rreth 18,000 vetë.

• Buxheti stabil, janë përmbushë detyrimet buxhetore.

• Fillimi I operimit të bizneseve për 27.5% më I lirë.

• Rritja mesatare e pagave 6%, rritja e ndihmave sociale 25%, rritja e fondeve për shtyllat e pensioneve kontributdhënës mbi 30% dhe implementimi i pensioneve për veteran të UÇK-së.

• Është nënshkruar MSA, jemi ranguar të përfitojmë qindra miliona dollar nga MCC (Korporata e Sfidave të Mileniumit të SHBA), jemi në prag të fillimit të ndërtimit të Kosovës së Re.

• Është aprovuar Programi I Reformave Ekonomike, Strategjia Kombëtare Zhvillimore, ka filluar të implementohet Ligji për faljen e borxheve publike deri në fund të vitit 2008, me ligj është themeluar Fondi për garantimin e kredive për NVM-të, është në procedurë Ligji për Investime Strategjike

• Qeveria gjatë vitit 2015 ia ka proceduar Kuvendit 80 projektligje.

Kushtet dhe rrethanat në të cilat kemi punuar i dini vet.

ME TE LEXUARAT