Godet ministri britanik: Ja çfarë ndodh nëse Shqipëria i bashkohet BE-së

Aktualitet

emigrantet-5Përplasja mes Sekretarit britanik të Drejtësisë, Michael Gove dhe kryeministrit Edi Rama duket se po vazhdon edhe më tej. Në një shkrim të publikuar tek “Dailymail” me titull “Mendoni keqe tani për BE-në? Prisni derisa Shqipëria t’i bashkohet”, zyrtari britanik tregon arsyet se çfarë ndodh nëse Shqipëria i bashkohet BE-së.

“Zgjerimi i BE-së do të hapë kufijtë tanë të 88 milionë njerëz nga vendet më të varfra të Evropës. Opsioni shqiptar! Kjo tingëllon si një roman i John le Carré. Ju imagjinoni një histori me intriga politike, shuma të mëdha parash që kanë humbur rrugën, dhe që kanë të bëjnë me kriminalitet të dyfishtë. Për opsionin shqiptarë nuk është se do lexoni një roman me fantazi, por është një fakt diplomatik. Shqipëria është në rrugën për të hyrë në Bashkimin Evropian, së bashku me katër vende të tjera, Maqedoni, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia”, shkruan Michael Gove.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Grupi tashmë prej 28 vendesh do të jetë i përbërë me 33 vende dhe kjo gjë nuk do të jetë gjë tjetër veçse një turmë. Dhe Britania nuk është vetëm duke mbështetur këtë lëvizje. Ne jemi duke paguar për të. Çdo javë ne kemi dërguar në 350 milionë euro në BE. Dhe tani miliona taksat tuaja të fituara me vështirësi janë duke u drejtuar këtyre pesë vendeve anëtare të ardhshëm. Në vitin 2020 Mbretëria e Bashkuar do të paguajë gati 2 miliardë euro për të ndihmuar këto vende të përgatiten për anëtarësim në BE. Kjo bujari do të jetë dhuratë jonë më e madhe në Shqipëri”, vazhdon më tej argumentet Sekretari britanik i Drejtësisë.

Një tjetër hall që qan zyrtari britanik në shkrimin e vetë është dhe emigrimi i shqiptarëve drejt Britanisë, gjithmonë pas futjes së vendit tonë në BE.

ME TE LEXUARAT