Rama në SHBA, Meta: Kryefjala e Uashingtonit, reformat

Politikë

meta2016Mesazhet e dhëna nga Uashingtoni në vizitën e kryeministrit Edi Rama janë të qarta. Keshtu eshte shprehur sot kreui i LSI-së, Ilir Meta i cili ka bere me dije pas takimeve te Rames ne SHBA se kryefjalë e mesazheve ne fjale kane qene reformat.

“SHBA mbështet rrugën e reformave dhe bëjnë thirrje për thellimin e tyre veçanërisht në drejtësi”, deklaroi në një dalje të shkurtër për mediat kreu i Kuvendit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Meta komentoi edhe rezolutën e Parlamentit Europian, një rezolutë që sipas tij, ngarkon me përgjegjësi politikën shqiptare për të ecur përpara me reformat.

“Mbështes miratimin e rezolutës në PE, që njeh progresin e vazhdueshëm në rrugën e reformave, kërkon zbatimin e tyre dhe është përgjegjësia jonë ta lexojmë ashtu siç duhet dhe që duhet të na bashkoje për të çuar përpara reformat dhe për të lënë menjanë retorikën e panevojshme”, u shpreh ai.

Kreu i Kuvendit përshëndeti gjithashtu edhe vendimin e Partisë Demokratike për t’i dhënë fund qëndrimit të kushtëzuar me Kuvendin.

“Është një vendim me rëndësi për të ecur përpara me reformën në drejtësi dhe që do t’i shërbejë ecjes në rrugën e duhur të reformave”, deklaroi Meta.

ME TE LEXUARAT