Mbyllën "21 janarin", Brace: Të shkrihen gjykatat e korruptuara

Politikë

erion-brace2015Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka deklaruar në Parlament se dosjen e 21 janarit e kanë mbyllur gjyqtarët e korruptuar të cilët e kanë konsideruar vrasjen e 4 qytetarëve si ‘Vrasje pa dashje”.

Braçe ka shtuar se, ky vendim ishte i turpshëm dhe se legjitimon shkrirjen e disa gjykatave në vend, pasi ato nuk kanë dhënë drejtësi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Është vendimi që e përmbyll një kalvar të gjat shqyrtimi. Gjykim nuk është bërë. Ishte vrasje shtetërore. Ata gjyqtarët nuk janë as të lartë e as të ulët. Nuk mund ta pranoj që këto gjyqtarë të korruptuar të imponojnë vendimin e tyre përmes të cilit thonë se 4 qytetarët u vranë padashje. Nëse ka një fakt që legjitimon shkrirjen e gjykatave, është ky vendim. Është e turpshme që të jenë vrarë 4 njerëz e për dy prej tyre nuk dihet vrasësi. Për Aleks Nikën dhe Hekuran Dedën. Kjo çështje legjitimon shkrirjen e gjykatave’ ka thënë Braçe.

Ai i ka bërë thirrje Partisë Demokratike që të kthehet në Parlament dhe të miratojë Reformën në Drejtësi.

ME TE LEXUARAT