EMRAT/ Mashtronin qytetarët për punësim jashtë shtetit, zbulohet grupi kriminal

Aktualitet

polici-tiranePolicia e Tiranës ka identifikuar tre persona që mashtronin qytetarët me dokumente false duke u premtuar punësim dhe studim në Kanada, Australi dhe në Angli.   Uniformat blu kanë mundur të arrestojnë Klevis Rreshkën 25 vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim Luli Makashi 52 vjeç dhe Adeila Makashi 28 vjeç.

Mesohet se të tre personat kanë mashtruar 27 vetë në Tiranë, të cilët duke përdorur siglën e shoqërisë “ANDE-LM”, kanë mashtruar qytetarët duke u marrë shuma të mëdha parash për të shkuar në tre shtetet e sipërpërmendura.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Qytetarët që janë mashtruar janë: Edmir J. Ardian D. Floridjan M. Bledi L. Manjola K. Bledar B. Klebeta D. Sokol Z. Mateo A. Besjana I. Dritan T. Majlinda M. Gentian Sh. Gerlinda T. Diaman M. Andi Gj. Fatmir Ll. Paulin H. Astrit Z. Dhimitraq A. Shahin H. Shkëlqim Q. Ledina Ç. Lorenco L. Aleksandër Sh. Taulant A. Petritn V.

ME TE LEXUARAT