Ligji i pronave, mazhoranca rrëzon dekretin e Presidentit në Komisionin e Ligjeve

Politikë

kom ligjeveKomisioni parlamentar i Ligjeve po shqyrton të martën dekretin e Presidentit që ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

Përfaqësues të Presidencës deklaruan në komision se nuk mund të kthehemi pas me ligjin e pronave, pasi ai(ligji) prek parime themelore, siç është siguria juridike.

Ndërsa zv/ministri i Drejtësisë, Idlir Peçi tha se ligji nuk e cënon sigurinë juridike, por i jep fund situatës së krijuar me pronat në Shqipëri, në këto 25 vjet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu, komisioni i Ligjeve pritet të shqyrtojë sot dhe nismën e deputetes demokrate Jozefina Topalli, e cila kërkon të zgjasë afatin e ligjit aktual ‘të kthimit dhe kompensimit të pronave’.

Në dekretin e publikuar më 29 dhjetor, Presidenti parashtron argumentet kundërshtuese ndaj ligjit të ri të pronave, duke theksuar se skema e ofruar përmes tij në zgjidhjen e problemit sistemik dhe të përsëritur të mosekzekutimit të vendimeve për kompensimin e pronarëve, që kanë një vendim administrativ apo gjyqësor, bie ndesh me parimin kushtetues të sigurisë juridike dhe nuk është aspak efektive, siç kërkohet nga Gjykata Europiane e te Drejtave të Njeriut(GJEDNJ).

Ligji “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave’, i miratuar më 17 dhjetor në Kuvend, sipas qeverise, e vendos çështjen e pronave në shinat reale të zgjidhjes, ndërsa përmes zbatimit të tij merr përparësi kompensimi fizik.

ME TE LEXUARAT