Japoni, 9 të vdekur e 400 të plagosur nga tërmeti vrasës

Bota

termeti-japoniZyrtarët e Japonisë thanë se së paku 9 vetë janë vrarë nga tërmeti i fuqishëm i djeshëm në pjesën jugore të këtij vendi.

Po ashtu, nga tërmeti janë plagosur qindra të tjerë, ndërsa ekipet e shpëtimit janë në kërkim të njerëzve që eventualisht janë të bllokuar nën gërmadha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga tërmeti me intensitet 6 shkallë janë rrëzuar disa ndërtesa, ndërsa autoriteti rregullator ka raportuar se nuk ka probleme me centralet atomike.

Qeveria e Japonisë ka njoftuar se 9 personat, që e kanë humbur jetën nga tërmeti, ishin nga ishulli jugor Kyushu.

Raportohet se së paku 400 vetë po trajtohen në spitalet lokale.

Janë evakuuar më se 44 mijë njerëz.

Janë regjistruar edhe 100 dridhje të tjera pas tërmetit.

ME TE LEXUARAT