Shteti islamik, ISIS, pranon për herë të parë humbjen në Kobani

Bota

isisGrupi i Shtetit Islamik (IS) ka pranuar për herë të parë se luftëtarët e tij janë mposhtur në Kobani të Sirisë dhe është zotuar se do ta sulmojë këtë qytet përsëri.

Në një video të publikuar nga agjencia pro IS-it, Aamaq, dy luftëtarë kanë thënë se sulmet ajrore, të kyera nga koalicioni ndërkombëtar, kanë qenë arsyeja kryesore përse luftëtarët e IS-it janë detyruar të tërhiqen nga Kobani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Forcat kurde, të mbështetura nga sulmet ajrore, kanë marrë kontrollin e plotë të Kobanit të hënën.

Kobani është bërë simbol i luftës kundër militantëve të Shtetit Islamik, të cilët, verën e kaluar, kanë marrë nën kontroll territore të mëdha në Irak dhe Siri.

Grupi militant ka humbur më shumë se 1,000 luftëtarë në përpjekje për të marrë kontrollin e Kobanit qysh më 16 shtator.

ME TE LEXUARAT