"Luftë" në UT, politika degjeneron Rektoratin, Klodeta Dibra: Jam e shokuar!

Aktualitet

664611Kandidatja për Rektore në Universitetin e Tiranës, Klodeta Dibra, ka folur në një media për situatën e krijuar me procesin zgjedhor.

Dibra ka thënë se është e shokuar nga kërcënimet që po bëhen, duke i bërë thirrje rivalit të saj, Mynyr Koni, të dalë publikisht për të mbrojtur vetveten dhe studentët. Gjithashtu, Dibra ka ngritur alarmin se këto zgjedhje u njollosën, teksa po kërcënohen pedagogë e studentë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Këto zgjedhje u njollosën. Po kërcënohen pedagogët dhe studentët. Jam e shokuar nga këto që po thuhen për kërcënimet. Ky është kërcënimi më i ndyrë që i bëhet këtij procesi zgjedhor. I kërkojmë organeve kompetente të ndërhyjnë menjëherë. Jam sinqerisht e shokuar. Kandidati të dalë publikisht për të mbrojtur vetveten dhe studentët. Politika të mos bëhet pjesë e kësaj fushate, por për fat të keq kjo ndodhi në Shqipëri", ka deklaruar Dibra.

ME TE LEXUARAT