Ja gabimi në pasaportë që çoi në zbulimin e Arben Frrokut në Holandë

Aktualitet

arben-frroku-lirimiSipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, 46­vjeçari Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, është ndaluar fillimisht më 6 mars të këtij viti, në Schipol, pranë Aeroportit të Amsterdamit.

Ndalimi i tij është bërë pasi nga një kontroll rutinë i policisë holandeze, i është kërkuar verifikimi i dokumentacionit dhe ka pasur dyshime për vlefshmërinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arben Frroku mësohet t’u ketë paraqitur policëve lokalë një pasaportë dhe patentë greke, me identitetin Renato Tsepa, i lindur në Korçë, më datë 15 nëntor të vitit 1967.

Ajo që ka ngjallur dyshime për autoritetet holandeze ka qenë afati i vlefshmërisë së pasaportës, që ishte 5­vjeçar. Në pasaportë shkruhej se dokumenti ishte lëshuar në vitin 2013 dhe skadonte në vitin 2018.

Për këtë arsye Frroku u ndalua, me dyshimet se dokumentet ishin të falsifikuara, dyshim që u konfirmua 3 ditë më vonë, më 9 mars. Sipas autoriteteve greke, ku Holanda kishte kërkuar informacion, personi me emrin Renato Tsepa nuk ekzistonte dhe pasaporta e patenta nuk ishin lëshuar asnjëherë nga Greqia.

VERIFIKIMI

Më datë 9 mars, kur Holanda mori konfirmim nga Greqia për pasaportën e patentën false të Arben Frrokut, ai u zhvendos nga dhomat e paraburgimit në Qendrën Rezidenciale për Shtetasit e Huaj të Parregullt në Amsterdam. Aty do të qëndronte në pritje të identifikimit e më pas të deportimit të tij drejt vendit të origjinës, sapo të mësohej zyrtarisht.

Në sistemin kombëtar holandez të gjurmëve të gishtave u krye një verifikim paraprak, por nuk u arrit identifikimi i tij.

Burime nga Policia thanë dje se menjëherë pas deklaratës së bërë nga ish– Kryeministri Berisha, më 26 prill, Interpol Tirana i ka kërkuar menjëherë informacion Interpol Hagës, nëse një person me emrin Arben Frroku, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, mbahej apo jo i ndaluar në Holandë. “Nuk kemi asnjë person të ndaluar me gjeneralitet Arben Frroku. Na duhet një format i gjurmëve të gishtave. Na jepni edhe burimin e këtij informacioni. Formati që ka Interpoli nuk mund të krahasohet me formatin e sistemit tonë kombëtar”, ishte përgjigjja zyrtare që Interpol Haga i ktheu Interpol Tiranës, më 27 prill.

Po të njëjtën ditë, rreth orës 11:00, autoritetet shqiptare u dërguan homologëve holandezë të dhënat që ata kishin kërkuar. Përgjigjja që Arben Frroku rezultonte i ndaluar ka mbërritur të enjten, më datë 28 prill, rreth orës 17:10 minuta dhe pas marrjes dijeni nga autoritetet shqiptare, ai është arrestuar.

frooku

ME TE LEXUARAT