Emri i Berlusconit del në skandalin Panama Papers

Bota

berlusconi15Te tjere emra te njohur i shtohen listës se personave te përfshire ne skandalin e “Panama Papers”. Mediat kane publikuar se fundi identitetet e 100 shtetasve italiane, mes te cileve spikat ai i ish-kryeminsitrit italian Silvio Berlusconi.

Kavalieri rezulton te kete pasur nje kompani offshore te krijuar ne vitin 1989 e cila ishte vene ne qender ten je hetimi pasi nuk zbulonte pagesat reale te disa futbollisteve te dikurshëm te Milanit, president i te cilit eshte Berluskoni.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Behet fjale per lojtare si Rud Gulit dhe Marco Van Basten. Po kështu dy emra te tjere te njohur jane administrator i Milanit Adriano Galliani dhe biznesmeni i njohur Flavio Briatore. Nderkaq, po si pasoje e zbulimit te tij ne skandalin e “Panama Papers” si drejtor i nje kompanie offshore, ka dhene dorëheqjen edhe ministri spanjoll i industrie, Jose Manuel Soria.

Te nxitur nga ky skandal, pese ekonomitë me te medha ne Bashkimin Europian kane rene dakord te shkembejne informacionet per pronaret e fshehte te bizneseve dhe fondeve. Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja do te bashkëpunojnë per te mos lejuar qe biznese apo individe te pasur te mos paguajnë taksat ne menyre korrekte. Ku vendim është përshëndetur nga shefja e FMN, Lagard dhe organizata “Transparency Internacional”.

ME TE LEXUARAT